Interi po afrohet për Antonio Candrevan pasi ata janë të përgatitur për të përmbushur kërkesën e Lazios, duke i ofruar 25 milionë euro.
Sipas Sky Sport Italia, një takim në darkë mes drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio dhe agjentit të Candrevas, ndihmoi për të çuar situatën përpara.
Tani Ausilio pritet të fluturojë për në Amerikë dhe do të jetë në kampin e tyre të trajnimit të hënën për bisedime me pronarët e klubit.
Drejtori sportiv shpreson të bindë ata që të derdhin më shumë se propozimi i mëparshëm – 18 milionë plus 2 milionë euro bonuse, për të përmbushur çmimin që Lazio e kërkon prej 25 milionë eurove.
Anësori italian tashmë ka treguar entuziazëm për fanellën e Interit, duke mos arritur të bie dakord me kushtet personale me Napolin. /Telegrafi/