Site icon Telegrafi

Interi afër mbylljes së transferimit të Vrsaljkos

Sime Vrsaljko (Getty Images)

Interi thuhet të jetë afër mbrojtësit të djathtë të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko, i cili këmbëngul në një rikthim të tij në Itali.

Reprezentuesi kroat ka qenë i lidhur ngushtë me Nerazzurët, të cilët i japin përparësi atij para italianëve, Matteo Darmian dhe Davide Zappacosta.

Sipas Gazzetta dello Sport, Vrsaljko i ka bërë të qartë Atleticos se ai dëshiron të lejohet të bëjë këtë lëvizje, pasi dëshiron të kthehet në Itali.

Lexo po ashtu Interi gjurmon gjithë Evropën për një mbrojtës të krahut të djathtë, ka katër alternativa

Përveç kësaj marrëdhëniet e tij me Diego Simeone janë të dobëta, ndërsa ai është i impresionuar nga trajneri Luciano Spalletti, i cili e dëshiron atë.

Vrsaljko ka pasur super paraqitje në Kupën Botërore (Getty Images)

Oferta e Interit është një huazim prej gjashtë milionë eurosh me opsion blerje 25 milionë eurosh.

Pavarësisht nga paraqitjet e mira në Kupën Botërore të Vrsaljkos, oferta e Interit është e vetmja në tavolinë.

Lexo po ashtu Atletico refuzon ofertën e parë të Interit për Vrsaljkon

Atletico fillimisht këmbënguli në një shitje të përhershme, por dëshira e mbrojtësit për t’u bashkuar me Nerazzurët i ka mbështetur disi në qoshe.

Nuk ka nxitim për të mbyllur marrëveshjen, pasi Vrsaljko është në festë pas Kupës Botërore për dy javët e ardhshme, por Gazetta pret që përfundimisht do të mbyllet me sukses. /Telegrafi/

Exit mobile version