Site icon Telegrafi

Interi afër marrëveshjes për Bernardeschin

Inter është afër të arrijë marrëveshje me mesfushorin e Fiorentinës, Federico Bernardeschin.

23 vjeçari pëlqehet nga disa skuadra, ndër to edhe Juventus.

Sipas asaj që shkruan Il Messaggero, marrëveshje do të arrihet për 40 milionë euro që do të paguhen nga Suning .

Tashmë ka mbetur vetëm që të arrihet marrëveshja me agjentin e lojtarit për t’i plotësuar dëshirat e tij financiare.

Interi ka filluar një projekt për të ofruar talentët italian, ndërsa i pari ishte Roberto Gagliardinin nga Atalanta. /Telegrafi/

Exit mobile version