Telegrafi

Interi, 50 milionë euro për Di Marian

Klubi i madh italian, Inter i ka vënë syrin anësorit te PSG-së, Angel Di Marias.

Mediet italiane raportojnë se Nerazzurrët janë të interesuar për shërbimet e argjentinasit.

Ish-ylli i Real Madridit, duket se gjatë kësaj verë do të “divorcohet” me francezët e PSG-së për të nisur një përvojë të re në futbollin evropian.

Di Maria kërkohet nga disa klube evropiane, por raportohet se Interi seriozisht ka hyrë në garë për shërbimet e argjentinasit.

“Interi ia ka vënë syrin Angel Di Marias te PSG-ja. Ata ofrojnë 50 milionë euro”, shkruajnë mediet italiane.