Site icon Telegrafi

Interex sjell Javën e Produkteve Vendore për nder të Pavarësisë së Kosovës

Për nder të festës së Pavarësisë të Kosovës, Interex sikurse vite me radhë, edhe sivjet sjell Javën e Produkteve Vendore.

Brende e prodhues të shumtë vendorë marrin pjesë në këtë kampanjë për t’iu ofruar konsumatorëve të Interex produktet e tyre me ekstra çmime.

Interex e sjell këtë ofertë me një pozicion të veçantë në fletushkën e zbritjeve javore, e cila vlen nga data 12 deri më 18 shkurt.

Përndryshe, përmes Javës së Produkteve Vendore, rrjeti i supermarketeve Interex përveç se ndihmon direkt tek prodhuesit vendorë dhe ekonomia e shtetit, gjithashtu e rritë edhe vetëdijesimin tek të gjithë blerësit për rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore.

Exit mobile version