16 vite më parë u hap pika e parë e rrjetit më të dashur të supermarketeve, Interex.
Ky rrugëtim i gjatë sigurisht se u përcjell me shumë sfida, por njëkohësisht edhe me aventura, lojëra shpërblyese e suksese të pafundme.
Serioziteti në punë dhe afërsia me konsumatorin – si me çmime të lira, ashtu edhe me mikpritje – ka bërë që Interex sot të jetë opsioni i parë për t’i bërë blerjet.
Këtë afërsi me konsumatorin, Interex ka vendosur ta intensifikojë për ditëlindje, duke organizuar një muaj të tërë (30 tetor deri 30 nëntor) me aksione të çmendura.
Çdo ditë do të ketë aksione të çmendura në produkte të caktuara, e çdo javë do të ketë zbritje marramendëse në shumëllojshmëri produktesh!
Përveç kësaj, Interex do t’i shpërblejë me 16% ekstra zbritje personat të cilët e kanë ditëlindjen në periudhën 1 – 30 nëntor. E kjo zbritje do të vlejë në totalin e faturës.
Thënë më thjesht, nëse një produkt është në zbritje 70% dhe ju e keni ditëlindjen në atë periudhë, atëherë produktin do ta merrni me 86% zbritje!
Duke pasur prioritet lehtësinë e konsumatorit, Interex për një kohë të gjatë do të mbetet vendi më i dashur i të gjithëve!
Festoje ditëlindjen e Interex, përfito dhe kurse nga çmimet për toke!