Site icon Telegrafi

Interesimi i klubit nga Liga Premier për Kean, e vë nën presion Juventusin

Moise Kean u bë lojtari i parë që ka lindur në vitin 2000 të debutojë në Serie A, derisa u inkuadrua në lojë në minutën e 84-të ndaj Pescaras.

Italiani 19-vjeçar që nga atëherë i ka impresionuar të gjithë me talentin e tij, ndërsa tani ka marrë vëmendjen e një klubi nga Liga Premier.

Agjenti i sulmuesit italian, Mino Raiola, i ka bërë me dije Juventsit se Evertoni është i gatshëm të bëjë një ofertë rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij, raporton Calciomercato.

Moise Kean gjatë përballjes me Sampdorina (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Gazzetta dello Sport raporton nga ana tjetër se Marco Silva i skuadrës angleze i dëshiron shërbimet e Kean, derisa në garë për transferimin e tij është edhe Ajaxi.

Pas një huazimi që kaloi te Hellas Verona në sezonin 2017/18, ai ka treguar se mund të ketë një të ardhme të ndritur te Zonja e Vjetër, duke shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitje.

Lexo po ashtu Interi dëshiron Moise Kean

Gjithashtu, talenti italian u ndihmoi torinasëve në sezonin e kaluar që ta fitojnë titullin e tetë me radhë, e që ishte i pari për të.

Ky interesim nga Liga Premier, do ta detyrojë Zonjën e Vjetër që ta ndryshojë klauzolën e tij, por edhe t’i ofrojë një pagë më të larët. /Telegrafi/

Exit mobile version