Telegrafi

Interesimi i klubeve angleze e detyron Milanin të nisë bisedimet për rinovimin e Leaos

(Foto: Instagram/iamrafaeleao93)

Interesimi i klubeve të pasura për shërbimet e Rafael Leaos, e ka nxitur Milanin të nisë bisedimet për zgjatjen e kontratës së tij.

23-vjeçari është një futbollist që bën pjesë na radarin e klubeve kryesore evropiane, ndërsa kontrata e tij me Rossonerët skadon në qershor 2024.

Sipas La Gazzetta Dello Sport, sulmuesi kërkon rritje rroge prej afro shtatë milionë euro në sezon, megjithatë Milani shpreson që të arrijë marrëveshje për gjashtë milionë euro në vit.

(Foto: Instagram/iamrafaeleao93)

Chelsea ka qenë ndër klubet më të interesuara për shërbimet e futbollistit portugez, por do të ketë konkurrencë edhe nga klubet tjera.

Lexo po ashtu Chelsea gati të thyej rekordin e klubit për transferimin e Leaos

Calcio Mercato njofton se Manchester City ka hryë në garë dhe shpreson ta ketë Leaon në skuadër në edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/iamrafaeleao93)