Mishi i qengjit, djathi tradicional i deleve, ajvari shtëpiak, janë disa nga prodhimet të cilat degustohen në stendën nacionale promovuese në Mostar, Republika e BeH-së, në kuadër të panairit të Mostarit që po mbahet prej 4 deri më 8 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Bujqësisë, informojnë se interesi për prodhimet nga Maqedonia, shija e të cilave tradicionalisht është e njohur në këto hapësira, është mjaft i madh dhe stenda e Maqedonisë është një ndër më të vizituarat në panair.
Në panair prezantohen mbi 800 ekspozues nga 30 vende. Manifestimin e hapi kryeministri kroat, Andrej Pletkoviq sepse këtë vit partner i panairit është Kroacia. Në solemnitet morën pjesë njè numër i madh burrështetasve nga rajoni dhe bota, njofton AIM.
Në kuadër të panairit mbahet edhe konferenca dyditore e nismës 16+1 në mesin e vendeve nga Evropa Juglindore dhe Republika popullore e Kinës. /Telegrafi/