Interi do të ofrojë njërin mes Roger Martinez ose Alex Teixeira, por jo Ramiresin që u fol shumë për të.
Krerët e klubit të Interit, janë edhe pronar të Suning Group, ndërsa në verën e shkuar e ofruan Trent Sainsbury si huazim për Nerazzurrët, por që nuk tregoi formë të lartë.
Në kohën e fundit është raportuar se Ramires do të afrohet në klub, por kjo pritet të mos ndodh.
Aktualisht klubi ka të regjistruar pesë lojtarë, por vetëm tre kanë të drejtë të luajnë me rregulla.
Aktualisht Jiangsu Suning ka Sainsburyn, Ramiresin, Teixeiran, Martinezin dhe Benjamin Moukandjon.
Mësohet se klubi kinez i ka ofruar Interit njërin mes Teixeiras dhe Martinezit si huazim.
Luciano Spalletti pitet të vendos se cilin lojtar do ta ofrojë. /Telegrafi/