Inter janë ende duke luftuar për të rënë dakord në një marrëveshje për Antonio Candreva, pasi kërkesa e Lazios për mesfushorin është 25 milionë euro.
Një marrëveshje për reprezentuesin italian ishte menduar të jetë afër, por dje u zbulua se mund të ketë një pengesë në negociata.
Sipas Sky, presidenti Biancocelest, Claudio Lotito është duke këmbëngulur për 25 milionë euro, pa bonuse apo shpërblime tjera.
Duke pasur parasysh se oferta e Nerazzurëve është menduar të jetë 21 milionë euro plus një tjetër bonus prej 4 milionë euro, nuk ka ndryshim thelbësor mes dy palëve.
Një mundësi do të ishte për të ndryshuar strukturën e bonusit, por Lazio nuk do të heqë dorë nga lehtë nga Candreva. /Telegrafi/