Telegrafi

Inter-Torino, shkëmbejnë futbollistë

TURIN, ITALY - NOVEMBER 08: Bruno Peres (L) of Torino FC competes with Yuto Nagatomo of FC Internazionale Milano during the Serie A match between Torino FC and FC Internazionale Milano at Stadio Olimpico di Torino on November 8, 2015 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Skuadrat italiane, Inter e Torino, po shikojnë të bëjnë marrëveshje për shkëmbim të futbollistëve.

Pas dështimit për të arritur një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve, Inter është duke shikuar ka përforcimet në mënyrë që të arrihen objektivat e klubit.

Sipas medieve italiane, trajneri italian, Roberto Mancini është shumë i interesuar për mbrojtësin anësor të Torinos, Bruno Peres.

Megjithatë, çmimi që presidenti i Torinos, Urbano Cairo, kërkon për këmbëshpejtin brazilian është shumë i lartë.

Urbano Cairo kërkon hiç më pak se 25 milionë euro për Peres, duke bërë që zikaltrit të mendojnë Eder si një kartë shkëmbimi plus të holla, pasi sulmuesi italian pëlqehet shumë nga trajneri i ri Torinos, Sinisa Mihajlovic.  /Telegrafi/