Vijnë edhe konfirmime tjera se Interi është duke punuar rreth Angel Di Marias.
Sipas TuttoSport, sot (e mërkurë) është punuar intensivisht që marrëveshja të mbyllet sa më shpejtë që është e mundur.
Argjentinasi i cili ka pasaportë italiane shikohet si njeriu ideal për pozitën e Ivan Perisic, i cili mund të futet në marrëveshje. Por ashtu, edhe Geoffrey Kondogbia.
Klubi nga Milano me atë nga Parisi besohet se ka folur edhe për një shkëmbim të mundshëm me Marcelo Brozovic e Grzegorz Krychowiak.
Çmimi i Di Marias është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/