Pas zërave se Milani dhe Interi kanë shfaqur interesim serioz për Pepen, Premium Sport ka dal me një lajm befasues.
Sipas burimit të lartpërmendur, mbrojtësi spanjoll tashmë ka arritur marrëveshje me zikaltrit.
Gjuha e përbashkët është gjetur me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes dhe me të përfunduar sezoni 2016/17 do vijë dhe nënshkrimi i kontratës.
Pepe do të kalojë te italianët si lojtar i lirë pasi kontrata i skadon te Los Blancos.
34-vjeçari është paraqitur në 13 ndeshje këtë sezon në La Liga dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=x7xmP-WGURI