Telegrafi

Inter i ofron Caglarit anësorin Karamoh për Barellan

Inter thuhet se ka arritur marrëveshje 50 milionë euroshe me Cagliarin për Nicolo Barellan.

Burimet kanë zbuluar se agjenti i Barellës, Alessandro Beltrami u takua me drejtuesit e klubit për të diskutuar rreth transferimit.

Nerazurrët do të shfrytëzojnë edhe Yann Karamoh për të ulur koston e transferimit, por deri më tani Cagliari ka refuzuar mundësinë e një dakordimi mes klubeve.

Sky Sport Italia pretendon se marrëveshja mund të arrihet duke përfshirë sulmuesin 20-vjeçar që aktualisht është i huazuar te Girondins de Bordeaux.

Ndryshe, zikaltërit tashmë po përpiqen që të përforcojnë ekipin pasi që në sezonin e ardhshëm do të paraqiten në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/