Simone Inzaghi mund të mbështetet në skuadrën e plotë në derbin e sontem të Kupës së Italisë kundër Milanit , ndërsa Stefano Pioli ka vetëm një dyshim në sulm.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do ë luhet në “Giuseppe Meazza”, ndërsa përballja e parë gjymsëfinale kishte përfunduar pa gola.
Milani dhe Interi takohen për herë të katërt këtë sezon dhe kuqezinjtë janë të pamposhtur kundër rivalëve të tyre të qytetit këtë sezon (një fitore dhe dy barazime). Ndeshja e parë përfundoi 0-0 dhe duke qenë se rregulli i golave si mysafirë vazhdon të jetë ende në Coppa Italia për këtë sezon, një barazim me gola do ta bënte Milanin të shkonte në finale.
💥 | MATCHDAY
⚽ #InterMilan
🏆 #CoppaItaliaFrecciarossa
⏰ 21:00 CEST
🏟️ San Siro Stadium#FORZAINTER ⚫🔵 #DerbyMilanoPowered by @Pirelli pic.twitter.com/ob3JTzvFak
— Inter ⭐⭐ (@Inter) April 19, 2022
Rossonerët dhe Nerazzurët takohen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë për herë të dytë në histori. Nerazzurrët eliminuan rivalët e tyre të qytetit sezonin e kaluar me një fitore 2-1 në çerekfinale. Interi nuk ka asnjë lojtar me karton të verdhë, ndërsa Alexis Saelemaekers është i vetmi lojtar kuqezi që do të humbiste finalen nëse ndëshkohet sonte.
Megjithatë, reprezenutesi belg mund të jetë në stol me Junior Messias duke filluar nga krahu i djathtë. Franck Kessie pritet të marrë rolin si mesfushor sulmues.
DERBY 🎮⚫🔴
Focus on the goal: the Coppa Italia final 👀🏆
@EASPORTSFIFA @EA_FIFA_Italia #FIFA22 pic.twitter.com/uPcTsr2Luk— AC Milan (@acmilan) April 18, 2022
Kuqezinjtë janë pa Simon Kjaer, Alessandro Florenzi, Zlatan Ibrahimovic, Alessio Romagnoli dhe Samu Castillejo. Davide Calabria nuk është plotësisht në formë, por duhet të fillojë.
Ish-sulmuesi i Milanit, Cutrone, ishte golashënuesi i fundit italian në një derbi të Milanit (dhjetor 2017). 28 golat e fundit në këtë ndeshje janë shënuar nga lojtarë të huaj.
Formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanogli, Perisic; Dzeko, Lautaro.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez,Tomori, Kalulu, Kalabria; Tonali, Bennacer; Messias, Kessie, Leao; Giroud. /Telegrafi/