Site icon Telegrafi

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet që të thyejë një rregull të rreptë të MLS për shkak të ndikimit të madh të Lionel Messit.

Të renditur të fundit në Konferencën Lindore kur ai iu bashkua ekipit të David Beckham, Messi tashmë ka udhëhequr Inter Miamin drejt dy trofeve duke shënuar 30 gola në 32 ndeshje.

Të besuarit e Tata Martinos janë një ndër ekipet favorite për të triumfuar në fund në Kupën e MLS.

Por jashtë fushës, transferimi i tetë herë fituesit të Topit të Artë ka gjeneruar një nivel të paprecedentë të suksesit në aspektin komercial dhe atë të marketingut.

Që prej ardhjes së Messit, ekipi me bazë në Florida ka nënshkruar 11 marrëveshje multi milionëshe, duke përfshirë Royal Caribbean, Chase dhe Audi.

Bashkëpronari Jorge Mas ka thënë se të ardhurat e klubit janë katërfishuar në 200 milionë euro për çdo vit pas transferimit të Messit.

Shitjet e fanellave, veçanërisht ato ‘Messi 10’, kanë prekur kulmin dhe klubi duket se do të lejohet të marrë një veprim të paprecedentë sa i përket fanellave.

Zakonisht në MLS, klubet marrin vendimet për fanellat e tyre, duke lansuar një fanellë si vendas ose mysafir.

Inter gjithashtu një ndër ekipet pakta që kanë Adidasin si logon e tretë në fanellën e tyre, diçka që e shohim rrallë në futboll./Telegrafi/

Exit mobile version