Inter Miami duket se ka ngacmuar imagjinatën e tifozëve të tyre rreth numrit të fanellës së Lionel Messit teksa i kanë uruar superyllit të tyre të ardhshëm ditëlindjen e 36-të të shtunën.
Ekipi i Major League Soccer e etiketoi argjentinasin në një grafik në Instagram duke thënë ‘Feliz Complio’ – që në gjuhën shqipe i bije ‘gëzuar ditëlindjen’ me numrin ’10’ në vend të ‘io’.
Messi, natyrisht, është sinonim i fanellës nr.10 nga koha e tij plot trofe me Barcelonën dhe është gjithashtu numri i tij kur luan për Argjentinën.
Në Paris Saint-Germain, megjithatë, ai duhej të vishte numrin 30 pasi numri i tij i preferuar ishte marrë tashmë nga sulmuesi brazilian Neymar.
Megjithatë, për fat të mirë, fanella me numër 10 është aktualisht e lirë te Miami – ndërsa është veshur për herë të fundit nga ish-bashkëlojtari i Messit në Argjentinë, Gonzalo Higuain, i cili doli në pension në fund të sezonit të kaluar.
Nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar të numrit të fanellës së Messit – në të vërtetë, ai ka ende disa detaje të vogla të lëvizjes së tij për të përfunduar para se të jetë 100 për qind lojtar i Inter Miami, por kjo pritet të jetë një formalitet.
Skuadra shpreson që ai të debutojë për ta më 21 korrik në kompeticionin e Leagues Cup, ku do të përballet me skuadrën meksikane Cruz Azul. /Telegrafi/