Site icon Telegrafi

Inter: Kondogbia qëndron, Banega largohet

Inter thuhet se janë duke planifikuar mbajtjen në skuadër të Geoffrey Kondogbias dhe të dëgjojnë ofertat mbi 25 milionë e më shumë për Ever Banegan.

Sipas Gazzetta dello Sport, Inter ka refuzuar ofertën e klubit kinez, Hebei China Fortune – që kanë në skuadër ish-yjet e Serie A Gervinho dhe Ezequiel Lavezzi – për Kondogbian, i cili konsiderohet si i pashitshëm.

Kjo pasi, mesfushori francez ka arritur të gjej vetën dhe të luaj si titullar në dy ndeshjet e fundit të Interit, pas rënies së motivit gjatë muajit tetor, ku ish-trajneri Frank de Boer e zëvendësoi gjatë pjesës së parë ndaj Bolognas, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Interi mendon huazimin e mbrojtësit të Atleticos

Megjithatë, gazeta vë në dukje se Nerazzurrët më lehtë do ta kenë të shesin Benegan, duke pasur parasysh se argjentinasi arriti nga Sevilla si një transferim i lirë në verën e kaluar.

Inter thuhet se do të kërkojë 25 milionë e më shumë për mesfushorin 28-vjeçar dhe këto para do t’i përdorin për të blerë një mbrojtës të majtë ose në një tjetër mesfushor qendre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version