Telegrafi

Inter – Juventus, formacionet zyrtare të derbit të Italisë

Interi dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Bianconerëve në ndeshjen derbi të javës se 35-të të kampionatit italian, e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 20:45.

Skuadra e Luciano Spallettit vjen nga dy fitore radhazi, të cilat e kanë rritur motivimin dhe duan fitoren në Derby d’Italia për të qëndruar në hap me një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, skuadra e Massimiliano Allegrit vjen nga një barazim dhe një humbje dhe dëshiron të fitojë gjithashtu për të qëndruar në vendin e parë, pasi në të kundërt mund t’ia zë Napoli me një fitore të dielën.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, me Allegritn që ka vendosur të lë Paulo Dybalan në bankë, pasi synimi është i qartë: fitore në Derby d’Italia.

Lexo po ashtu Shiten të gjitha biletat për derbin e Italisë mes Interit dhe Juves, vendoset rekord i ri përfitimesh në futbollin italian

Ndryshe, të gjitha biletat e kësaj ndeshje janë shitur, ndërsa është thyer edhe rekordi i përfitimeve, me mbi pesë milionë euro.

Inter: Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Vecino, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi. 

Juventus: Buffon; Cuadrado, Barzagli, Rugani, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Costa, Higuain, Mandzukic.

/Telegrafi/