Interi është shumë afër që ta bind Nice për ta pranuar ofertën prej 20 milionë eurove për Dalbert.
Mbrojtësi 20 vjeçar është kthyer në objektivin kryesor të këtyre ditëve dhe drejtorët e klubit zikaltër po punojnë që ta ofrojnë në San Siro.
Sipas Sky Sport Italia, Interi është afër t’i sigurojë shërbimet e tij. Lojtari që ishte ndër më të mirët në Ligue 1, ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë euro.
Inter dhe Nice janë afër ta gjejnë marrëveshjen për 20 milionë euro.
Nice ka paguar vetëm 2 milionë që ta blejë nga Vitoria Guimaraes para një viti.
Braziliani i zhvilloi 38 ndeshje sezonin e shkuar duke asistuat katër herë. /Telegrafi/