Milan Skriniar mund të largohet këtë afat kalimtar veror nga skuadra e Interit.
Tottenham Hotspur është duke këmbëngulur për transferimin e sllovakut dhe Inter mund ta pranojë ofertën e tyre.
Interi duket se do ta lejoj largimin e tij, pasi tanimë ka nisur bisedimet për ta sjellë një mbrojtës të ri në Giuzzeppe Meazza.
Neroazzurët janë futur në bisedime me Schalke 04 për mbrojtësin e talentuar turk Ozan Kabak.
Qendërmbrojtësi turk ka shfaqur ndeshje të mira edicionin e kaluar me Schalken dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Liverpool, Milan, Napoli, Lazio e Leicester City janë skuadrat tjera të interesuara për shërbimet e tij.
Por duket se Kabak ka pranuar transferimin te Interi dhe tani klubi italian po diskuton me Schalken për çmimin e lojtarit.
Schalke e vlerëson rreth 28 milionë euro, por sipas medieve italiane marrëveshja mund të mbyllet për një shumë rreth 23 milionë. /Telegrafi/