West Ham dhe Inter duan yllin e Napolit, Manolo Gabbiadini, por çmimi prej 25 milionë euro është një problem.
Nuk është mister që sulmuesi dëshiron të largohet, pasi kaloi një sezon të tërë në hijen e Gonzalo Higuain.
Sipas Il Mattino, Inter aktualisht janë klubi më i madh italian të cilët janë duke menduar të ringjallin Gabbiadinin.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Pronësia e re kineze do të shikoj me mirësi në futbollistë italian, por çmimi i vendosur prej 25 milionë euro konsiderohet i tepruar.
Edhe West Ham janë të etur për një lëvizje, por oferta e tyre prej 20 milionë euro, që është raportuar nga La Gazzetta dello Sport, është cilësuar e vogël nga drejtuesit e klubit italian. /Telegrafi/