Marash Kumbulla mund të largohet nga Verona qysh në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tij në kampionatin italian Serie A.
Edhe pse vetëm 19 vite mbi supe, Kumbulla ka bërë paraqitje prej një veterani duke bërë për vete skuadrat e mëdha.
Calciomercato ka raportuar se dy pretendentët për titullin e kampionit, Inter dhe Juventus janë duke kërkuar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.
Në garë gjithashtu mbeten edhe tri skuadrat tjera si Napoli, Lazio dhe Fiorentina.
Vet agjenti i lojtarit ditë më parë ka deklaruar se klienti i tij është gati ta bëjë hapin e madh në karrierë dhe nuk ka frikë të luaj për një skuadër të madhe si Interi.
Verona është gati ta shes talentin shqiptar dhe synon që nga shitja e tij të fitojë mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/