Interi ka arritur të shënojë fitore të madhe duke e kthyer rezultatin në pesë minutat e fundit, dhe duke triumfuar në fund me rezultat 2-1.
Ndeshja mes Interit dhe Tottenhamit filloi me të dy skuadrat që analizonin njëra tjetrën në minutat e para.
Rastin e parë e kishin anglezët që rrezikuan portën me Cristian Eriksenin nga goditja e dënimit, por Samir Handanovic ishte në vend.
Interi u kundërpërgjigj me një harkim të bukur të Brozovic, por që edhe pse ishte rrezik, nuk gjuajti askush nga sulmuesit.
Harry Kane kishte rastin më të mirë në pjesën e parë, kur kaloi Handanovicin, por në gjuajti, duke e quar dëm një rast të mirë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë Interit e nisi furishëm duke diktuar tempon.
Politano gjuajti bukur në minutën e 47-të, ku topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Anglezët e gjetën Interin e papërgatitur në mbrojtje, kur Eriksen fillimisht gjuan bukur, por Handanovic mbron, ndërsa në topin e kthyer edhe me një devijim shënon për 1-0.
Pas pësimit të golit Interi u hodh në sulm për ta barazuar rezultatin.
Në minutën e 63-të ishte Lamela që kishte rast shumë të mirë, por që goditi Handanovinin në trup.
Interi provonte, por pa sukses.
U desh të pritet minuta e 86-të, ku pas një aksioni të bukur Interi barazoi rezultatin.
Asamoha harkoi bukur në afërsi të zonës, ku Icardi me një super goditje shënoi për 1-1.
Interit pas golit të barazimit filloi të besonte edhe në fitore, ku edhe e mori në fund.
Ishte Vecino që shënoi në kohën shtesë me kokë, pas një rrëmuje në zonë.
Interi i merr pikët e para, ndërsa Tottenham duhet të provojë në ndeshjet e radhës. /Telegrafi/
https://twitter.com/LastWordOnSpurs/status/1042113780585521153
Mauro Icardi with a monster strike from nothing pic.twitter.com/WYHrhsHZqk
— Kyle Schnitzer (@Kyle_Schnitzer) September 18, 2018
VECINO HEADER!
— FN (@FansNerazzurri) September 18, 2018