Interi ka fituar me lehtësi ndaj Genoas me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit italian, e cila u zhvillua në Giuseppe Meazza.
Skuadra e Luciano Spallettit ka kryer detyrën edhe në ndeshje ndaj Genoas duke fituar pa vështirësi, edhe pse kishte pushuar disa nga yjet kryesore.
Golat në këtë fitore për Nerazzurrët u shënuan nga Roberto Gagliardini (14′, 49′), Matteo Politano (16′), Joao Mario (90+) dhe Radja Nainggolan (90+).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht mesfushori portugez Mario, i cili pas golit dhe tri asistimeve u vlerësua me notë 9.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin e mysafirëve Daniel Bessa që u notua me 5.6. /Telegrafi/
Inter:
Genoa: