Interi ka humbur në shtëpi nga Udinese me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Serie A, duke e shijuar kështu humbjen e parë për këtë sezon.
Nerazurrët e kanë shijuar humbjen e parë në kampionatin e sivjetmë nën drejtimin e Luciano Spallettit, duke u mundur në shtëpi nga Udinese.
Golat në këtë takim u shënuan nga Mauro Icardi (16′) për Interin, ndërsa Kevin Lasagna (14′), Rodrigo De Paul (61′) dhe Antonin Barak (77′) për ‘Zebrat’.
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje befasisht është një lojtar i vendasve, me Antonio Candreva që u vlerësua me notë 8.4.
Edhe lojtari më notën më të ulët të ndeshjes vjen nga Interi dhe është portieri Samir Handanovic, i cili u vlerësua me notë 5.9.
Te Udinese nota më e lartë shkoi për portierin Albano Bizzarri, i cili u notua me 8.0, ndërsa mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami luajti për rreth 20 minuta dhe u vlerësua me notë 6.5. /Telegrafi/
Inter:
Udinese: