Sistemi raketor kundërajror rus Osa, është identifikuar dhe shkatërruar nga njësia Kryla e inteligjencës ushtarake ukrainase.
Kostoja e një sistemi të tillë të automatizuar kap vlerën e dhjetë milionë dollarëve, transmeton Telegrafi.
“Kostoja e dronit të përdorur për ta shkatërruar Osan është vetëm disa qindra dollarë”, u tha nga inteligjenca ushtarake ukrainase.
Sistemi Osa është dizajnuar për të mbrojtur tanket dhe pajisjet tjera në fushëbetejë, por kësaj radhe kishte dështuar.
Në videon e publikuar më poshtë të filmuar me dron, shfaqet Osa në një zonë malore dhe momenti kur goditet nga droni kamikaz dhe hidhet në erë. /Telegrafi/