Inteligjenca ushtarake ukrainase ka njoftuar se forcat speciale nga njësia Artan Active Action në bashkëpunim me marinën ukrainase, kanë kryer një operacion në pjesën veriore të Detit të Zi gjatë 6 gushtit – duke arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse që u shkatërruan pajisje dhe municion.
“Gjatë natës forcat speciale zbarkuan në Tendra Spit dhe shkatërruan automjete të blinduara të forcave pushtuese, përfshirë MT-LB si dhe pajisje tjera elektronike. Gjatë kësaj beteje, forcat armike kanë pësuar humbje si në ushtar ashtu dhe në makineri luftarake”, u tha nga ukrainasit, transmeton Telegrafi.
Sipas inteligjencës ushtarake të Kievit, pjesëtarët e tyre kanë kryer me sukses detyrat dhe janë tërhequr nga ajo pjesë pa pësuar humbje në personel ushtarak.
Ata shtuan se ky nuk është operacioni i tyre i parë i suksesshëm i kryer në Tendra Spitin e pushtuar nga rusët.
“Veprime të tilla janë pjesë e një plani më të gjerë të forcave mbrojtëse ukrainase, që po implementohen gradualisht”, u tha tjetër nga inteligjenca ukrainase.
Tendra Spit është një ngushticë rreth 65 kilometra e gjatë dhe deri në 1.8 kilometra e gjerë – që gjendet në pjesën veriore të Detit të Zi, në brigjet e rajonit të Khersonit. /Telegrafi/