Site icon Telegrafi

Inteligjenca ukrainase publikon pamjet e shkatërrimit masiv të makinerisë luftarake ruse në Krime

Në Krimenë e pushtuar, inteligjenca ushtarake ukrainase gjatë ditëve të fundit ka arritur të shkatërrojë një sërë sistemesh të mbrojtjes ajrore, radarë, qendra komanduese – baza të marinës dhe anije e helikopterë Mi-8.

Në mesin e radarëve të shënjestruar nga dronët  ishin 48Ya6-K1, sistemet Podlyot, dy tjera 1L125 Niobiy-SV, tre 39N6 Kasta 2E2, 9S19 Imbir, Nyebo-SV, S-300VM, Nyebo-M, 59N6-E dhe Mys.

Sipas inteligjencës ukrainase gjithashtu janë goditur sistemet S-300SV, Pantsir-S1, S4236 dhe helikopterë Mi-8, transmeton Telegrafi.

Nga Kievi kanë bërë të ditur se sulme të ngjashme janë zhvilluar edhe në territorin rus Kursk, derisa lidhur me këto sulme kanë publikuar edhe pamje.

Në to shihen operacionet e ukrainasve si dhe makineria luftarake ruse që shkatërrohet nga dronët kamikaz dhe artileria e ukrainasve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version