Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka njoftuar se ka arritur të çlirojë Vovchanskun në rajonin e Kharkivit.
“Si rezultat i ndryshimeve ekstreme dhe një operacioni të suksesshëm të inteligjencës ushtarake, kemi arritur të çlirojmë plotësisht territorin e Vovchankut dhe kemi goditur forcat pushtuese që fshiheshin nëpër objekte të ndryshme”, thuhet në kumtesën e DIU.
Komandantit i njësisë speciale të DIU, ka raportuar tek Kyrylo Budanov lidhur operacionin që përfundoi me sukses, transmeton Telegrafi.
Rusët e kishin shndërruar një fabrikë në “kështjellën e tyre propagandistike, duke përdorur njësitë më të motivuara dhe më të afta në mbrojtje – duke përfshirë edhe ushtarët e Brigadës së 45 Kubinska të Moskës”.
Por pavarësisht rezistencës ruse, ushtarët ukrainas arritën të vrasin shumë prej tyre – e disa të merren rob lufte me qëllim që të përdoren në programet e shkëmbimit të burgosurve. /Telegrafi/