Inteligjenca ushtarake ukrainase ka njoftuar se Rusia ka filluar t’i përdorë ushtarët e Koresë së Veriut në operacione luftarake në Kursk, si pjesë e kombinuar e marinës dhe forcave ajrore – por ata në një moment kishin hapur zjarr dhe vrarë tetë ushtarë të Ramzan Kadyrovit – duke i ngatërruar me trupa ukrainase.
Sipas inteligjencës ukrainase, trupat ruse kanë pësuar humbje – qoftë të vrarë apo të plagosur, pasi forcat ukrainase kryen me sukses operacione në atë rajon.
Ata ishin shënjestër e lehtë nga dronët që i goditën në pozicionet mbrojtëse në rajonin e Kurskut të Rusisë, transmeton Telegrafi.
E gjatë 14 dhjetorit, kjo njësi humbi 200 ushtarë si pasojë e barrierave në gjuhë dhe koordinim me trupat ruse.
Ata kanë hapur zjarr gjatë 14 dhjetorit mbi trupat e batalionit Akhmat të çeçenëve, ku si pasojë mbetën të vrarë tetë luftëtarë të Kadyrovit.
Verikoreanët menduan se ishin vetura të ukrainasve dhe pa u menduar dy herë filluan të hapin zjarr mbi ta – ku në fund doli se brenda mjeteve ishin ushtarët e Kadyrovit. /Telegrafi/
BREAKING:
First video of the North Korean Army launching mass assaults across open terrain toward Ukrainian forces in the Kursk region.
Later videos show the Ukrainian Army obliterating the clueless North Koreans. It’s the first time their army goes into battle in 70+ years. pic.twitter.com/8zorDnSTac
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 14, 2024