Site icon Telegrafi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase ka zbuluar një spiun midis zyrtarëve të saj të lartë, me kreun e shërbimit që e ka ndaluar personalisht.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka raportuar se një “nishan” rus i FSB-së, ishte ekspozuar në radhët e Shërbimit të Sigurisë.

Ishte shefi i selisë së Qendrës Antiterroriste të Shërbimit të Sigurimit që e arrestoi personalisht, transmeton Telegrafi.

“Tradhtari u arrestua këtë mëngjes personalisht nga Vasyl Maliuk, Shefi i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës”, u tha nga ukrainasit.

Lexo po ashtu Rusët kryejnë sulm raketor në Kiev, vritet një person dhe plagosen katër civilë

Shërbimi i Sigurimit nuk e përmendi emrin e tradhtarit, por sipas burimeve të Ukrainska Pravda në Shërbimin e Sigurimit, bëhet fjalë për kolonelin Dmytro Koziura.

Maliuk tha se Shërbimi i Sigurisë kishte dokumentuar 14 episode të aktiviteteve të paligjshme të ‘nishanit’.

“Kreu i Shërbimit të Sigurisë ishte personalisht një anëtar i grupit operacional dhe hetimor që po vlerësonte tradhtarin dhe drejtoi operacionin për ndalimin e tij. Vasyl Maliuk raportoi drejtpërdrejt për të gjitha fazat e operacionit special te Komandantit të Përgjithshëm Suprem dhe tek presidenti Volodymyr Zelensky”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/

 

Exit mobile version