Policia dhe inteligjenca ukrainase në rajonin e Dnipropetrovsk identifikoi një grup individësh, që mblodhën të dhëna për aeroplanët ushtarakë F-16, të dhëna këto që më pas ua dërgonin rusëve.
Sipas hetimeve, një ushtar, i cili është pro-rus, doli vullnetar për të ndihmuar një punonjës të inteligjencës ruse, transmeton Telegrafi.
Ai mblodhi dhe ofroi informacione mbi dislokimin dhe lëvizjen e njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës, dhe pajisjeve ushtarake në territorin e Dnipropetrovsk dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, si dhe vendndodhjet e autoriteteve ushtarake që do të shënjestroheshin nga sulmet raketore dhe ajrore.
Objektivi kryesor i dhënë të dyshuarit nga rusët ishte përcaktimi i vendndodhjeve të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake ukrainase, veçanërisht aeroplanëve F-16.
Sipas Prokurorisë, për të mbledhur informacione, i dyshuari ka rekrutuar me mashtrim tre ushtarë me të cilët ishte njohur duke pretenduar se punonte për inteligjencën ukrainase. Ata mbajtën kontakte përmes aplikacionit të mesazheve Telegram.
Burrat u kapën në Dnipropetrovsk. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, u zbuluan prova që konfirmojnë veprimtari të paligjshme në favor të Rusisë. /Telegrafi/