Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se ka identifikuar mijëra persona të përfshirë nga organizimin e zgjedhjeve “të rreme” në rajonet e pushtuara.
“Zgjedhjet e parapara të mbahen muajin e ardhshëm, do ta ndihmojnë Rusinë të legalizojë pushtimin e përkohshëm të këtyre në Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk”, është thënë në kumtesën e SBU-së ukrainase, transmeton Telegrafi.
“Shërbimi Sekret i Ukrainës po kryen një operacion në shkallë të gjerë, për zbulimin e organizuesve të pseudo-zgjedhjeve në pjesët e pushtuara përkohësisht në Ukrainë”, u tha ndër tjera.
Si rezultat i masave operacionale, SBU-ja ka arritur të identifikojë më shumë se 3.500 kolaboracionist dhe kuratorët e tyre rusë të përfshirë në organizimin e zgjedhjeve ilegale.
Mbetet e paqartë se çfarë do të bëjë inteligjenca me këto informacione, apo nëse do të publikojë emrat e personave që po bashkëpunojnë me forcat pushtuese ruse. /Telegrafi/