Site icon Telegrafi

Inteligjenca e Ukrainës publikon “të dhëna për 620 spiunë rusë që veprojnë në Evropë”

Ukraina ka publikuar emrat dhe adresat e 620 oficerëve të FSB-së.

Drejtoria ukrainase e inteligjencës pretendoi se lista zbuloi të dhënat personale të agjentëve të përfshirë në “veprimtari kriminale” në të gjithë Evropën.

Përveç emrave dhe adresave, lista përfshin edhe modelet e makinave dhe targat e agjentëve; numrat e telefonit celular dhe datat dhe vendet e lindjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të gjithë ata në listë u regjistruan si banues në Lubyanka, selia e shërbimit në Moskë.

FSB është shërbimi i brendshëm i sigurisë së Rusisë.

Megjithatë, detyra e saj përfshin gjithashtu vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, duke përfshirë Ukrainën. /Telegrafi/

Exit mobile version