Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë, ku është konfirmuar se forcat ukrainase kanë arritur me sukses t’i përdorin raketat kundër anijeve, Harpoon që ua dhuroi Perëndimi për të luftuar forcat detare ruse.
Qëllim i sulmit të 17 qershorit ka qenë anija ruse që shërben si “shpëtimtar” Vasiliy Beh, që përgatiste edhe armët dhe personelin për zbarkim në ishullin “gjarpri” në veriperëndim të Detit të Zi, transmeton Telegrafi.
“Shkatërrimi i anijes ruse gjatë misionit të furnizimit, tregon vështirësitë nëpër të cilat po kalon Rusia, kur po tenton të mbështesë forcat e saj që okupuan ishullin Gjarpri”, thuhet ndër tjera në raport.
Kjo është anija e fundit ruse që është shkatërruar nga forcat ukrainase. Ajo që kishte bërë më së shumti bujë, ishte luftanija Moskva që Ukraina e shkatërroi gjatë luftimeve. /Telegrafi/
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 21 June 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/caMOn7mcGv
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/0HsqaxnVVy
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) June 21, 2022