Pushtuesit rusë në Ukrainë po vuajnë shumë pavarësisht suksesit të tyre të pjesshëm në Ukrainë, vlerësojnë ekspertët ushtarakë britanikë në raportin e tyre të përditshëm të inteligjencës për luftën në Ukrainë, të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes në Londër.
Trupat ruse kanë mungesë të municioneve, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Rusët ishin pjesërisht të suksesshëm në ngadalësimin e kundërsulmimit ukrainas në fillimet e saj. Kjo ishte kryesisht për shkak të përdorimit masiv të minave antitank, thuhet në raport.
The illegal and unprovoked invasion of Ukraine is continuing.
The map below is the latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 04 July 2023.
Find out more about Defence Intelligence's use of language: https://t.co/EsXUxMG93M#StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/E46Jkgx9H2
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) July 4, 2023
“Duke ngadalësuar përparimin ukrainas, Rusia u përpoq të sulmonte automjetet e blinduara ukrainase me dronë, helikopterë sulmues dhe artileri”, deklaroi ministria britanike.
Ministria Britanike e Mbrojtjes raporton për ecurinë e luftës ruse në baza ditore që nga fillimi i pushtimit. Moska akuzon Londrën për përhapjen e dezinformatave.
Ndryshe, ukrainasit kanë treguar arsyen se pse po shkon ngadalë kundërofensiva ndaj forcave ruse.
“Në këtë fazë të armiqësive aktive, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës po përmbushin detyrën numër një: shkatërrimin maksimal të fuqisë punëtore, pajisjeve, depove të karburantit, automjeteve ushtarake, posteve komanduese, artilerisë dhe forcave kundërajrore të ushtrisë ruse”, shkroi në Twitter sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov. /Telegrafi/