Presidenti rus Vladimir Putin ka filluar t’u bëjë presion ukrainasve në Rusi dhe në territoret e pushtuara në vendin e tyre për të marrë nënshtetësinë ruse ose për të lëvizur diku tjetër, ka njoftuar inteligjenca britanike.
Putin nënshkroi një dekret që detyron qytetarët ukrainas që jetojnë në territoret e shkatërruara nga lufta të “zgjidhin statusin e tyre ligjor” deri më 10 shtator ose të detyrohen të largohen nga zona, sipas inteligjencës më të fundit për luftën në Ukrainë nga Ministria Britanike e Mbrojtjes, përcjell Telegrafi.
“Qëllimi i dekretit të Putinit është pothuajse me siguri që të detyrojë qytetarët ukrainas që refuzojnë të pranojnë pasaportat dhe shtetësinë ruse të largohen nga territori ukrainas nën pushtimin rus”, thuhet në një raport të publikuar.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 22 March 2025.
Find out more about Defence Intelligence’s use of language: https://t.co/vS9Nroawks #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/mM6aBUaUco
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 22, 2025
Bëhet e ditur se Kremlini vazhdon të zbatojë një politikë të “rusifikimit” të territoreve të pushtuara ilegalisht në Ukrainë, si pjesë e “përpjekjeve të gjata për të zhdukur kulturën, identitetin dhe shtetësinë ukrainase prej andej”.
Rusia e aneksoi Krimenë më shumë se dhjetë vjet më parë.
Dhe bashkë me të, edhe rajonet tjera si Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson, i njeh si të sajat. /Telegrafi/