Telegrafi

Inteligjenca britanike: Njësia e tankeve e ushtrisë ruse ka pësuar humbje të mëdha

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë.

Në këtë raport thuhet se forcat ruse kanë “hapur istikame në masë të madhe” në një gjatë prej 60 kilometrave mes qytetit Svatova në rajonin e Luhanskut, që gjendet pranë kufirit me Rusinë, transmeton Telegrafi.

Por ata theksojnë se pavarësisht gjatësisë së sistemit të istikameve, ende nuk është e qartë se sa thellë shtrihen sistemet mbrojtëse dhe pozicionet e fortifikuara.

Raporti gjithashtu thekson se njësia e tankeve ruse ka pësuar humbje shumë të mëdha në shtator, por është përforcuar pjesërisht nga rezervistët e mobilizuar.

Por pavarësisht këtij përforcimi, numri i ushtarëve rusë të mobilizuar është nën 25 mijë, e jo siç proklamon Kremlini.

Kujtojmë që me mobilizimin e pjesshëm shumë qytetarë nga Rusia ia kishin mësyrë shteteve fqinje – duke tentuar të largohen me çdo kusht dhe të mos dërgohen në luftë. /Telegrafi/