Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se mbështetja publike ruse për “operacionin special ushtarak” “po bie ndjeshëm”, duke përmendur sondazhet e fundit.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës, ministria tha se sipas një media të pavarur ruse, 55% e rusëve favorizojnë bisedimet e paqes me Ukrainën dhe vetëm 25% pretendojnë se mbështesin konfliktin.
Media pretendoi se kishte qasje në të dhënat e mbledhura nga Shërbimi Federal Mbrojtës i Rusisë për përdorim të brendshëm.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 04 December 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/wgwjroo1ys
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/pSq13JBIrv
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) December 4, 2022
Ministria shtoi se pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve ruse për të kontrolluar informacionin, konflikti është bërë “gjithnjë e më i papranueshëm për shumë rusë që nga ‘mobilizimi i pjesshëm’ i shtatorit 2022”.
Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm, i pari i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, në shtator.
Dhe inteligjenca britanike arriti në përfundimin se mbajtja e miratimit të heshtur të luftës do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Kremlinin. /Telegrafi/