Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) ka publikuar këtë mëngjes raportin e fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.
Ai thekson se autoritetet ruse “ka gjasa të lehtësojnë rekrutimin më të gjerë ushtarak për të plotësuar nevojat e saja ushtarake”.
Përditësimi vë në dukje se deputetët e Dumës ruse prezantuan një projekt-ligj për ndryshimin e grupmoshës të rekrutimit për burrat e moshës 21-30 vjeç, nga data 18-27 aktuale e këtij muaji dhe thotë se “ligji ka të ngjarë të miratohet dhe do të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024”.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 18 March 2023.
Find out more about Defence Intelligence's use of language: https://t.co/b1caNLrk5z
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/UEtuzv53WD
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 18, 2023
Ai më tutje shkruan se Rusia ka “vazhduar të zhvillojë cikle të thirrjeve të rekrutimit dy herë në vit që nga koha sovjetike”.
Këto janë të dallueshme nga “mobilizimi i pjesshëm” i jashtëzakonshëm i veteranëve i kryer që nga shtatori i vitit të kaluar.
Përditësimi vazhdon duke deklaruar se Rusia vazhdon t’i ndalojë zyrtarisht rekrutët nga operacionet në Ukrainë, por shton se “të paktën qindra kanë shërbyer ndoshta përmes përzierjeve administrative ose pasi janë detyruar të nënshkruajnë kontrata”. /Telegrafi/