Site icon Telegrafi

Inteligjenca britanike: Forcat ruse nuk kanë municion të mjaftueshëm për të pasur sukses në ofensivë

Forcat ruse nuk kanë municion të mjaftueshëm për të pasur sukses në ofensivë, njofton Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Në të dhënat e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes vë në dukje zhvillimet e raportuara nga mediat sociale të lidhura me ushtrinë ruse, transmeton Telegrafi.

Ata pretendojnë se gjenerallejtënant rus Mikhail Mizintsev, u shkarkua pas vetëm tetë muajsh në post.

Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 191.420 ushtarë që nga fillimi i luftës

Ata thanë se shkarkimi i Mizintsev nuk u konfirmua menjëherë, por spekulimet për të ardhmen e tij “theksojnë se si problemet logjistike mbeten në zemër të fushatës së ashpër të Rusisë në Ukrainë”.

“Rusia nuk ka municion të mjaftueshëm për të arritur sukses në ofensivë”, shtoi ministria britanike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version