Telegrafi

Inteligjenca britanike analizon atë se çfarë do të thotë për Rusinë, shpërthimi i urës në Krime

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të ri, që ka për fokus shpërthimin në urën që lidhë Krimenë me Rusinë.

Në raport është konstatuar se dëmi nga shpërthimi i të shtunës në urën e Krimesë, do të mund të ketë ndikim të madhe në paaftësinë e rusëve që të mbajnë forcat e tyre në jug të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca britanike thekson se shpërthimi “do ta prekë presidentin Vladimir Putin” për shumë arsye, përfshirë atë se ka ndodhur vetëm disa orë pas ditëlindjes së tij të 70-të.

Përmendet edhe fakti që personalisht Putin kishte sponsorizuar dhe hapur këtë urë, dhe se punëkryesi i saj ishte miku i fëmijërisë.

Kjo ministri ka njoftuar se pjesa e hekurudhës në këtë urë, ka luajtur rol të rëndësishëm në transportimin e mjeteve të rënda ushtarake në jug vendit gjatë pushtimit rus në Ukrainë.

Megjithatë akoma nuk dihen saktë dëmet e shkaktuar në këtë hekurudhë, por çfarëdo vonese në transportim të mallrave do të ndikojë negativisht të forcat ruse në jug të Ukrainës. /Telegrafi/