Site icon Telegrafi

Inteligjenca Artificiale mund të krijojë më shumë vende puna sesa eliminon potencialisht – thotë CEO në largim i Tech Mahindra

CEO në largim i kompanisë teknologjike indiane të informacionit Tech Mahindra, C.P. Gurnani, ka shprehur bindjen se Inteligjenca Artificiale (AI) mund të krijojë më shumë vende pune, sesa pritet të eliminojë.

“Rastet e përdorimit të Inteligjencës Artificiale janë ende duke u përcaktuar, që do të thotë se ka potencial për të krijuar më shumë mundësi punësimi në të ardhmen”, tha Gurnani për Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndërsa teknologjitë e Inteligjencës Artificiale si ChatGPT e OpenAl dhe Bard e Google kanë pushtuar botën me aftësitë e tyre të ngjashme me njerëzit, Gurnani thekson se këto teknologji nuk do të arrijnë të zëvendësojnë njerëzit.

Hulumtimet e fundit nga Banka Qendrore Evropiane dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës, tregojnë se deri më tani nuk ka pasur humbje të konsiderueshme të vendeve të punës për shkak të Inteligjencës Artificiale.

Gjithashtu, Gurnani u bëri thirrje inxhinierëve të rinj që të përshtaten me botën në ndryshim dhe të investojnë më shumë kohë në mësimin e aftësive të reja.

Për kompanitë indiane të IT, kjo nënkupton një ndryshim thelbësor në modelin e tyre operacional se si rekrutojnë dhe trajnojnë inxhinierët e rinj.

Ndryshe, CP Gurnani është një nga CEO-të më jetëgjatë në sektorin indian të teknologjisë së informacionit. Ai do të pensionohet më 19 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version