Telegrafi

Instituti për Studimin e Luftës thotë se ditëve të fundit janë rritur dukshëm humbjet ruse në luftë

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), thekson se ditëve të fundit janë rritur dukshëm humbjet ruse në pjesën perëndimore të Zaporizhzhia.

Gjithashtu thuhet se ushtria ruse me gjasë po lufton me mungesën e njësive të disponueshme luftarake-efektive, që komanda ruse është e gatshme t’i ridislokojë në këtë sektor të frontit, transmeton Telegrafi.

Nga ISË është bërë e ditur se burimet ruse dhe ukrainase ia atribuojnë përparimet e fundit ukrainase në jug të Bakhmutit, koordinimit të lartë luftarak, zjarrit më të saktë të artilerisë dhe sisteme më të forta të luftës elektronike.

Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani luftarak rus, katapultohen pilotët e Su-34

Pra me marrjen e armëve moderne nga vendet perëndimore, rrjedha e luftës në Ukrainë ka ndryshuar dukshëm dhe ata dita-ditës po arrijnë të çlirojnë fshatra e qytete që dikur ishin nën kontrollin e rusëve.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që nga fillimi i pushtimit rus ka theksuar nevojën për sa më shumë armë, me qëllim që të arrijnë të mbrohen nga agresioni rus. /Telegrafi/