Site icon Telegrafi

Instituti amerikan i luftës: Forcat ruse shumë të dobëta për të parandaluar përparimin e ushtrisë ukrainase

Forcat ukrainase vazhdojnë të përparojnë pranë lumit kryesor Oskil në rajonin e Kharkiv, ndërsa përpiqen të vazhdojnë një kundërsulm që synon territorin e pushtuar nga Rusia, sipas Institutit për Studimin e Luftës me qendër në Uashington.

Instituti tha në raportin e sotëm se imazhet satelitore të ekzaminuara sugjerojnë se forcat ukrainase kanë kaluar në bregun lindor të Oskilit në Kupiansk, ku kanë vendosur artileri të rëndë.

Lumi, i cili rrjedh nga jugu i Rusisë në Ukrainë, ka qenë pikë strategjike për forcat ukrainase rreth një javë më parë kur ndërmorën një kundërofensivë ndaj pushtimit rus.

Lexo po ashtu Ukraina çliron edhe dy fshatra në Donetsk - ushtarët shihen duke valëvitur flamurin

Instituti amerikan i luftës (ISW) ka njoftuar se forcat ruse tashmë nuk po mund ta ndalin ushtrinë ukrainase.

“Forcat ruse ka të ngjarë të jenë shumë të dobëta për të parandaluar përparimet e mëtejshme të Ukrainës përgjatë gjithë lumit Oskil nëse forcat ukrainase vendosin të rifillojnë operacionet sulmuese”, shkruan instituti.

Ndryshe, ushtarët ukrainas raportohet se sot kanë çliruar edhe dy fshatra në rajonin e Donetskut. /Telegrafi/

Exit mobile version