Bella Hadid dhe The Weekend kishin përfunduar lidhjen e tyre gjatë vitit 2016.
Për të mos humbur shumë kohë, një muaj më vonë ai filloi të flirtojë me këngëtaren, Selena Gomez.
Megjithatë, kjo marrëdhënie nuk zgjati shumë, vetëm 10 muaj dhe pastaj sërish u pa në shoqëri të Bellas.
Të dy ishin parë së pari në një ndejë të organizuar nga festivali i filmit të Kanës, kur paparacët i fotografuan duke u puthur.
Edhe pse ata kurrë nuk kanë komentuar publikisht, duket se i kanë dhënë një mundësi të dytë romancës së tyre.
Çifti aktualisht gjendet në kryeqytetin japonez të Tokios, të cilën gjë e konfirmoi përmes rrjeteve sociale artisti.
Mjafton që tifozët e tyre të konkludonin se ishin më shumë se miq dhe se po vazhdon lidhja e tyre aty ku mbeti. /Telegrafi/