Site icon Telegrafi

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë nisen drejt Zaporizhzhia

Inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore e njohur ndryshe si IAEA, janë filmuar pak çaste pasi kishin arritur në centralin bërthamor Zaporizhzhia të Ukrainës.

Kryetari i kësaj komune ka thënë se me ardhjen e tyre, është bërë pothuajse e pamundur kryerja e inspektimit në këtë central bërthamor si pasojë e bombardimeve ruse.

Megjithatë deri më tani nuk raportohet për të viktima apo të lënduar, por kërkesa për inspektimin e centralit më të madh bërthamor në Evropë, ishte kërkesë e pothuajse çdo lideri perëndimorë.

Lexo po ashtu Biznesmeni rus që kritikoi luftën në Ukrainë, gjendet i vdekur - dyshohet se u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë

Bombardimet e shpeshta përreth dhe në Zaporizhzhia, kanë rritur frikën se mund të vie deri te një katastrofë tjetër bërthamore.

E të dyja palët, ajo ukrainase dhe ruse kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për këto sulme. Madje imazhe të shumta satelitore kanë dëshmuar se ka pasur bombardime atje.

Ushtria e Vladimir Putinit ka dërguar armë të rënda në Zaporizhzhia duke e shfrytëzuar si mburojë, e ky veprim po shihet si shantazh. /Telegrafi/

Exit mobile version