Telegrafi

Ekspertët shkuan në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, pavarësisht granatimeve pranë objektit

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi tha se ai dhe ekipi i tij shkuan sot për të inspektuar centralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Ai tregoi se ka pasur granatime pranë centralit bërthamor gjatë ditës, raporton cnn.

“Duke arritur deri këtu, nuk do të ndalesha dhe me ekipin tim të guximshëm u futëm brenda. Kishte momente ku zjarri ishte i dukshëm”, tha ai para gazetarëve.

“Artileria me mitralozë të rëndë, mortaja dy ose tre herë ishin vërtet shumë shqetësuese, do të thosha, për të gjithë ne. Ne patëm mbështetje të shkëlqyer nga ekipi i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara që është këtu me mua gjithashtu. Kështu që unë mendoj se ne treguam se komuniteti ndërkombëtar është atje, mund të jetë atje dhe ne po vazhdojmë këtë”, shtoi ai.

Vërejtjet e Grossi-t vijnë pasi Ukraina akuzoi forcat ruse se po përpiqen të pengojnë vizitën e IAEA-s në centralin bërthamor duke bombarduar qytetin Enerhodar pranë objektit herët të enjten.

Ndryshe, ekspertët do të publikojnë një analizë dhe do të japin rekomandimet e tyre. /Telegrafi/